Kryeministri Edi Rama, ka komentuar artikullin e publikuar nga e përditshmja gjermane “Bild” rreth situatës politike në vend dhe lidhjeve me bandat e krimit.
Rama tha se pas këtij shkrimi fshihet ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjanin dhe gazetari Basir Çollaku.
Kreu i Qeverisë tha ndër të tjera se shqiptarët e dinë fare mirë se çfarë përfaqësojnë këto dy burime.
“Tani “Bild’ është një tabloid dhe nuk kam asgjë kundër.
Këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Çollaku që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti. Unë po përgjigjem dhe po them që Bild ka bërë një publikim bazuar në këto burime.
Shqiptarët e dinë se ç’përfaqësojnë këto dy burime. Kurrë, kurrë, kurrë nuk ka ndodhur dhe s’ka si të ndodhë që unë të merrem me këto pisllëqe që kanë marrë përsipër t’i pastrojnë ata që janë shkaku i krijimit të këtij pisllëku në Shqipëri. Asnjëherë, për asnjë arsye në botë se kam probleme për t’u përballur me këtë.
Nuk mundet dot kurrë që të shkëpusësh një fjali ta vendosësh në konferencë shtypi dhe ta bësh kauzë.”-tha Rama.