MENU
klinika

Nga Edi Rama

“Ke 30 vjet që po djeg Shqipërinë!”

18.05.2019 - 11:45

Kryeministri Edi Rama dhe maxhoranca është e vendosur për të bërë zgjedhje edhe pa opozitën dhe madje pa kundërshtarë në një pjesë të madhe të bashkive në vend.

Këtë gjë e ka deklaruar sërish sot kryeministri Edi Rama në një takim me kandidatët për kryetarë bashkie të cilët i ka porositur për sa më shumë takime e kontakte me njerëzit.

Me në krah kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, Rama tha se fushata nis më 31 maj dhe objektiv nuk është vetëm fitorja dhe në ato bashki ku nuk ka qeverisur deri tani por kontaktet me qytetarët për të fituar zemrat dhe mendjet e tyre në luftë me fantazmën kërcënuese të së shkuarës.

Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se është kthyer në këtë fantazmë që sjell tek shqiptarët hijen e frikës.

“Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. 30 qershori nuk është një datë si gjithë të tjerat por datë e përcaktuar sipas kushtetutës për të dëgjuar popullin Sovran për vlerësimin e fertave elektorale në 61 bashkitë e vendit.
Oferta jonë është e plotë, 61 kandidatë dhe kandidate e 61 lista për këshilltarë që do të çelin më 31 maj rrugëtimin drejt 31 qershorit. Në vend të një humbje me nder ku me siguri mund t’i fitonin disa bashki, kundërshtarët zgjodhën qederin.

Për shkak të ikjes së tyre nga rruga kushtetuese e zgjedhjeve dhe frikës së tyre për ballafaqimin me ne, në një pjesë të bashkive do ketë vetëm një kandidatë por do ketë fushatë intensive si asnjëherë më parë duke nisur nga kontaktet me njerëzit. Do shpenzojmë të gjitha energjitë tona kur do kemi kandidatë përballë. Edhe në ato bashki objektivi jonë është jo thjesht të fitojmë ato bashki port ë realizojmë numrin më të madh të kontakteve.
Kjo një betejë për të fituar mendjet e zemrat e shqiptarëve në luftë me fantazmën kërcënuese të së shkuarës. Opozita është kthyer në shëmbëlltyrën e asaj fantazme duke sjellë tek shqiptarët hijen e frikës”, deklaroi Rama.

I vendosur se vendi do të shkojë në zgjedhje vendore me 30 qershor, kryeministri Edi Rama, ka folur me tone të ashpra në drejtim të maxhorancës, dhe ish-kryeministri Berisha.

Në takimin me kandidatët e PS për kryetarë bashkie, ku i porositi për sa më shumë takime e kontakte me njerëzit gjatë fushatës zgjedhore, Rama tha se 30 qershori do të bëhet momenti i ngjitjes së politikës në një stad të ri.

“Janë boll që i njëjti lider, që si president dogji Shqipërisë, si opozite dogji kryeministrinë, për të vrarë shefin e qeverisë, si kryeministër vrau protestues, të vahzdojë sot të kërcënojë përsëri me zjarr e me flakë këtë popull nga tmerri se mund ti vi më shpejt bileta e drejtësisë se ajo e takimit më shën pjetrin.”, tha ndër të tjera Rama.

“Duke rikthyer hijen e frikës me rrëmujë, destabilizim. Është koha që këtë hije ta zbrapsim një herë e mirë. Do të ngordhë përgjithnjë politika e pengmarrjes e kërcënimit demokratik. 30 qershorit duhet e do të bëhet momenti i ngjitjes së politikës në një stad të ri, pjekurie demokratike. Momenti i daljes pa kthim nga skena e përballjeve politike e fantazmës së dhunës parlamentare. 30 vjet janë mjaft për të thënë boll në 30 qershor. Janë mjaft për të thënë janë boll, për një individ që ka shaluar gjuhën shqipe. Janë boll 30 vjet që ky vend të thith gazin nga i njëjti individ që urrejtjen e PPSH-së e eksportoi në PD dhe e mbolli në cdo parcelë të Shqipërisë, e çudit planetin me djegie mandatesh.

Janë boll që i njëjti lider, që si president dogji Shqipërisë, si opozite dogji kryeministrinë, për të vrarë shefin e qeverisë, si kryeministër vrau protestues, të vazhdojë sot të kërcënojë përsëri me zjarr e me flakë këtë popull nga tmerri se mund t’i vi më shpejt bileta e drejtësisë se ajo e takimit më Shën Pjetrin.

Le ti japim fund kësaj marrëzie që politika kërkon ta kthejë në një sëmundje të pashërueshme. Janë boll 30 vjet.

30 qershori duhet ti vendosi kufirin cdo politikani e grupimi që në emër të popullit mund të flasë sa të dojë po popullin s mund ta marrë peng me kapsolla për të ndryshuar qeverinë.

Një grusht udhëheqësish pa vizion pa ide, e pikën e edukatës elementarë qytetare , me lloj montatorësh flasin sikur në vend të gjakut kanë benzinë. Jetojmë në një kulminacion përplasjesh, bota e atyre që kanë frikë nga zgjedhjet e SPAK.”, vijoi më tej kryeministri.