28.05.2019 - 15:27
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në mbrëmje një takim me deputetët dhe drejtuesit e qarqeve.
Sipas burimeve thuhet se mbledhja e Ramës me deputetët pritet të mbahet rreth orës 19:00.
Mësohet se kreu i qeverisë do të diskutojë për situatën aktuale në vend.
Jo më larg se një ditë më parë, Rama i ka dërguar letrën e gjashtë publike kryedemokratit Basha, duke theksuar se është dhe letra e fundit në prag të nisjes së fushatës elektorale.
Nga ana tjetër, PD ka paralajmëruar protestën e radhës ditën e diel.