MENU
klinika

Deklarata

Rama “u përvishet” bashkive: Pas 30 qershorit nis një fazë e re për…

20.05.2019 - 12:08

Në takimin e përjavshëm me koordinatorë e platformës ‘Shqipëria që duam”, kryeministri Rama theksoi se pas 30 qershorit do të nisë një fazë e re e trajtimit të problemeve nga të zgjedhurit e pushtetit vendor.

“Numri i halleve po themi dhe problemeve të trajtuara e zgjidhura ka prekur kufirin e 35 mijë, nuk janë të gjithë halle, por edhe probleme që lidhen me aspekte të ndryshme të qeverisjes.

Duhet nënvizuar se ka një diferencë që meriton vëmendje mes halleve e problemeve që zgjidh qeveria përmes ndërhyrjes së agjencisë që administron platformën te institucionet qendrore dhe nga ana tjetër nivelit sasior e cilësor jo të pëlqyeshëm të trajtimit të ankesave nga bashkitë.

Unë kam shumë besim se ne ndër të tjera do të krijojmë mundësinë për të hyrë në një fazë të re të trajtimit të ankesave për bashkitë”- tha Rama.

Sipas tij, “zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen, po për ata që zgjedhin dhe ata në 30 qershor ndër të tjera do zgjedhin për të pasur akses direkt si qytetar te cdo kryetar bashkie, që me votën e qytetarëve do të jetë në detyrë për katër vitet e ardhshme”.