Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon në Twitter lidhur me publikimin e Raportit nga Komisioni Europian, për hapjen e negociatave me BE.
Lleshaj shkruan se ky raport është certifikatë domethënëse për progresin e vazhdueshëm të vendit.
Lleshaj në postimin e tij vlerëson edhe angazhimin e Policisë së Shtetit, kundër krimit të organizuar dhe kanabisit.
“Raporti i Progresit të BE për Shqipërinë, një certifikatë domethënëse e progresit të gjithanshëm të vendit.
Vlerësimet e larta për angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar e kanabisit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar janë inkurajim për thellimin e mëtejshëm të suksesit.”-shkruan Lleshaj në Twitter.