MENU

Reforma në Drejtësi

Rama i “përvishet” Metës: I papranueshëm përbetimi për…

22.05.2019 - 14:41

Pas deklaratave të Metës për Reformën në Drejtësi, ka ardhur reagimi i parë i kryeministrit Rama.

Përmes një mesazhi në Twitter, Rama ka theksuar se Presidentin nuk e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur datën e zgjedhjeve.

Gjithashtu kreu i qeverisë, Rama tha se falë vetting-ut, Gjykata Kushtetuese ka mbetur bosh ata që i quan “shejtanët që kishte brenda”.

A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar?

Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda!

Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj”, shkruan Rama.

Në mesazh të dytë, Rama shkruan se përbetimi i Metës për të djegur zgjedhjet është i papranueshëm.

Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!

S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”, thuhet në mesazhin Ramës.