MENU
klinika

Akuzat

Regjistrimi i partisë së Patozit, KRIIK kritikon hapur KQZ

06.05.2019 - 17:33

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania)  kritikon hapur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me regjistrimin e Bindjes Demokratike pranës saj. Përmes një komunikate për shtyp, KRIIK Albania, shprehet se regjistrimi i Bindja Demokratike  në KQZ është në shkelje të hapur me ligjin.

Ndër të tjera, KRIIK shprehet se KQZ duhet të shmangë çdo influencë apo presion politik dhe çdo referim në sjelljen të vendimmarrjeve ekstraligjore, jo korrekte apo me standarde të dyfishta.

Në komomikatë KRIIK shprehet se një gjë e kundërt do të minonte besimin e qytetarëve dhe do të rëndonte akoma më shumë situatën e tensionuar në vend nga krizën aktuale politike.

Deklarata e plotë

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) ka ndjekur në vazhdimësi funksionimin dhe vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe sidomos veprimtarinë e tij në mbikqyrjen dhe përgatitjen e procesit zgjedhor të 30 qershorit 2019. Sot më datë 6 maj 2019, KRIIK publikoi DEKLARATEN “Ruajtja e paanësisë dhe integritetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rëndësi jetike për funksionimin e shtetit demokratik e ligjor”nëpërmjet së cilës i tërheq vëmendjen trupës së Anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe administratës së tij, për domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë, paanësisë dhe integritetit të tyre profesional e institucional, veçanërisht në rrethanat dhe situatën e tensionuar politike në të cilën ndodhet vendi.

DEKLARATA merr shkas nga sjellja e Trupës së KQZ-së dhe e administratës së saj në raport me regjistrimin e paligjshëm dhe flagrant të subjektit zgjedhor “Partia Bindja Demokratike”. Vendim i cili u mor jo vetëm në shkelje të hapur të ligjit, por në kundërshtim edhe me qendrimin zyrtar të vetë KQZ-së katër muaj më parë për të mos toleruar vonesa në regjistrimin e subjekteve zgjedhore, si dhe me praktikat e vendimmarrjeve të saj në dy proceset zgjedhore të mëparshme, apo edhe me një vendim të Kolegjit Zgjedhor.