29.05.2019 - 20:38
Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo përmes një statusi në Twitter përgëzoi shqiptarët për rekomandimin pozitiv dhe pa kushte që Komisioni Europian i dha Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në.
Por, përmes mesazhit të urimit, Cutillo gjeti rastin edhe të inkurajonte shqiptarët që të bashkëpunojnë me qëllim që negociatat të çelen në qershor.
Mesazhi i plotë
“Përgëzoj shqiptarët për rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit dhe inkurajoj të gjithë shtetasit të cilët ëndërrojnë BE të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave në qershor”.