21.05.2019 - 10:56
Duket se protestat e studentëve do rikthehen sërish.
Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se nesër më 22 maj ora 12:00 do të rinisë protesta kombëtare studentore.
Studentët do të mblidhen para ministrisë së Arsimit për të kërkuar arsim cilësor dhe punësim.
Slogani i tyre është ‘Së bashku për Shqipërinë si gjithë Europa, së bashku për ndryshimin’.
Kjo protestë pritet të jetë në valën e asaj që nisi në dhjetor të 2018-ës, por që u shua pas disa javëve qendresë.