MENU

Nadal në gjysmëfinale

Roma humbet mbretin/ Federer tërhiqet nga turneu

17.05.2019 - 22:42

Turneu Masters i Romës ka humbur mbretin e tij.

Roger Federer u tërhoq në çerekfinale nga turneu që po zhvillohet në kryeqytetin italian për shkak të një problemi muskular në këmbën e djathtë.

Tërheqja e Federer nga turneu i Romës i hapi rrugën kalimit në gjysmëfinale të grekut të talentuar Tsitsipas pa luajtur fare.

Në gjysmëfinale u kualifikua edhe Rafael Nadal që mposhti në 2 sete, spanjollin Fernando Verdasco me shifrat 6-4 6-0.

 Edhe Diego Schëartzman kaloi në raundin tjetër, pasi mposhti gjithshtu në 2 sete japonezin Kei Nishikori.