MENU
klinika

Përgjigjia për ministren Shahini

Rrëzoi propozimin për Konin/ Meta-MASR: Mbani përgjegjësi për reformën!

07.05.2019 - 17:00

Presidenca i është përgjigjur përmes zëdhënësit të saj, Tedi Blushi, reagimit të sotëm të ministres së arsimit, Besa Shahini pas mosdrektimit për shkarkim të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në dekretin e tij për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni ka folur me argumenta ligjorë më gjatë se kurdoherë tjetër.

Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe.” -thuhet në reagimin e presidencës, e cila ndër të tjera thekson së institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN