MENU
klinika

"Akademia e prostatit!"

Rudina Hajdari “sulmon” Gjinushin: Partia nuk kursen shkencën!

19.05.2019 - 17:49

Deputetja Rudina Hajdari përmes një postimi në Facebook, ka sulmuar ashpër Skënder Gjinushit,i cili është edhe kandidat për kreun e Akademisë së Shkencave.

Zgjedhjen e tij, Hajdari e ka cilësuar si një akt të qeverisë për të zaptuar çdo institucion.

Hajdari, në postim shprehet se i vjen keq për akademikun Artan Fuga, ndërsa Akademinë e cilëson me stil ‘ala monist’ me persona të dalë boje dhe të mbushur me moshën e tretë.

“Akademia e prostatit!

Zgjedhja e Gjin-ushit në krye të Akademisë së Shkencave, vërteton më së miri se partia nuk kursen as institucionet shkencore për të përmbushur delirin e pafundëm për pushtet.

Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, revanshi i delirit për pushtet do të përmbytë gjithçka edhe institucionet shkencore.

Padyshim, që ato do të duhen, që në kushtet e gremisjes së madhe të qeverisë, të shërbejnë me përunjësi, për të “pohuar shkencërisht” meritat e qeverisë delirmadhe.

Kudo emërohen militantë dhe të bindur, që shkojnë “ush”, me urdhër dhe zbatojnë verbërisht, ato që sheh në ënder shefi.

Më vjen keq për akademik A.Fugën, që përpiqet të përqasë metodogji ala postmoderniste të modelit francez, në një akademi të stilit “ala monist” të vjetëruar, me persona të dalë boje, të mbushur me moshën e tretë, që e kanë kthyer akademinë tonë në variantin qesharak të “akademisë së prostatit”.”