MENU

Përlotet Manjola Nallbani

“Sa të kem jetë nuk do mësohem kurrë me idenë se vajzat e mia…”

26.05.2019 - 16:49

Prej më shumë se dy dekadash e gjysmë në skenë artistja Manjola Nallbani është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar!

E ftuar në emisionin Jo vetëm modë, për të folur për koncertin recital “Jetë me ju”, i cili rezultoi mjaft i suksesshëm, 53-vjeçarja foli edhe për marrëdhënien me dy vajzat e saj Megin dhe Sindin të cilat nuk jetojnë në Shqipëri.

Pjesë e recitalit në fjalë ishte edhe një këngë të cilën Manjola ia kushtoi vajzës që prej vitesh jeton në Londër.

“Ne jemi prindër shumë të lidhur me fëmijët. Unë edhe kur shkoj jashtë dhe më thonë, akoma nuk je mësuar dhe unë u them: kurrë nuk kam për t’u mësuar. Sa të kem jetë nuk do mësohem me këtë gjë. Këtë këngë nuk desha ta këndoj në mes se e di se sa herë ta këndoj kam këtë lloj ndjesie!”– u shpreh këngëtarja e përlotur.

Edhe më herët Manjola ka treguar se është një nënë tepër e përkushuar e krenare! Vitin e shkuar kur vajza e saj e vogël asokohe 14 vjeç, publikoi librin e saj të dytë, këngëtarja u shpreh kështu:

“O jeta e mamit. Ti e di që që në momentin që ke lindur unë të them ti je dhuratë e Perëndisë. Njëlloj kam edhe Megin, por sot është dita jote, momenti jot. Babi dhe Megi ndryshe nga ne të dyja nuk i duan kamerat dhe janë diskretë, më kanë autorizuar mua të të them që ti për ne je diell dhe të duam shumë.”

“Si ia dola që kolegët mos ta kuptonin!”

Shtatzënë për herë të parë, flet Brunilda Lahe

Profil/ 85 vite me Sophia Loren

U ngrit pas luftës dhe u bë idhull në skenë

Kënga me një histori të mrekullueshme

Era Istrefi këndon shqip në hitin me Yellow Claw dhe Offset

"Nuk është thjeshtë një dokument…"

Reperi i njohur merr pasaportë shqiptare