MENU
klinika

Dëshmi aftësie profesionale

Serviset, kriteret e reja për t’i mbajtur hapur

06.05.2019 - 12:14

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur kriteret duhet të plotësojnë punonjësit e serviseve për tu pajisur me certifikatën e aftësive profesionale.

Kriteret janë të ndara në kategori për riparimin e pjesëve mekanike, riparimin e karrocerisë, riparimin e impiantit elektrik, riparimin e gomave, por edhe për subjektet që tregtojnë mjete me motor dhe rimorkio apo kryejnë grumbullimin dhe shkatërrimin e mjeteve të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ju jep mundësinë gjithë të interesuar të aplikojnë për dëshimë duke plotësuar kushtet e mëposhtme:

Për ti dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve, për të aplikuar për tu pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale të Përgjegjësit Teknik të Veprimtarisë së Autoriparimit, DPSHTRR ka përgatitur gjithë infastrukturen e nevojshme për regjistrimin, testimin dhe pajisjen me DAP në plotësim të detyrimeve që rrjedhin nga:

• Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “ Për autoriparimin, shitblerjen , depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura për veprimtaritë që lidhen me to”,
• Udhëzimi Nr. 1546, datë 29.03.2016 “Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dherimorkiove”.
• Subjektet që kërkojnë të ushtrojnë këtë veprimtari duhet të kenë detyrimisht një përgjegjës teknik, për kryerjen e veprimtarisë që përfshihet në kategorinë me kodin VII.3.B.1/a, b,c,ç,d,dh.
• Rregullores Nr.4, datë 21.04.2018 të DPSHTRR-së.

makina-konica.al
makina-konica.al

Përgjegjësi teknik pajiset me “Dëshmi Aftësie Profesionale”
Përgjëgjësit Teknik pajiset me “Dëshmi Aftësie Profesionale” të veprimtarisë së autoriparimit, në plotësim të detyrimeve të pikës 2 dhe 3 të nenit 9 të Ligjit nr. 9573, datë 03.07.2006, “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, (KategoriaVII.3.B.1) për nënkategoritë:

• Veprimtaritë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe të motorit.
• Riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë.
• Riparimin dhe mirëmbajtjen e impiantit elektrik.
• Riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave.
• Subjektet që blejnë, shesin mjete me motor dhe rimorkio.
• Subjektet që mbledhin, depozitojnë, shkatërrojnë mjetet ose pjesë të tyre të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.

Kërkesa të nevojshme
Aplikanti që kërkon të pajiset me DAP, në përputhje me përcaktimet e bëra në Ligjin nr.9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, duhet të plotësojë këto kërkesa:

1. Të jetë inxhinier mekanik ose teknik, mekanik transporti.
2. Të mos jetë dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2 të nenit 3 të këtij ligji.
3. Të ketë aftësi fizike për të kryer këtë veprimtari, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim
Aplikantët që plotësojnë kushtet sipas nenit 11 të Udhëzimit Nr.1546, date 29.03.2016 për t’u pajisur me Vërtetimin e Regjistrimit, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Kërkesën në formë deklarate për pajisje me DAP (ku të ketë përcaktuar edhe nënkategorinë/ritë e kërkuara), sipas modeli 001S
2. Kopjen e kartës së identitetit.
3. Kopje e noterizuar e Diplomës ( Inxhinier mekanik ) ose e Dëftesës së Pjekurisë (për teknik i mesëm mekanik)
4. Në bazë të shkresës së Ministrise së Transportit dhe Infrastrukturës kandidatët që janë me arsimin teknik mekanik transporti, duhet të kenë përvojë pune në veprimtarinë e autoriparimit, jo më pak se 5 vjet.
5. Dokumentacionin teknik justifikues (origjinal ose fotokopje të noteruar) për atë që është e paraqitur si veprimtari e kryer prej tij, në CV, që kanë lidhje me fushën e veprimtarisë së nënkategorisë përkatëse.
6. Vetëdeklarim i personit, në lidhje me gjendjen e tij me organin e gjykatës, që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3, të Ligjit nr.9573, datë 03.07.2006
7. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës,brenda juridiksionit ku banon.

Përgatitja teorike e aplikantëve për DAP

DPSHTRR-ja, ashtu siç dhe është përcaktuar në Ligjin Nr.9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, për përgatitjen teorike të aplikantëve që do të kërkojnë të pajisen me DAP ose VAP, organizon kurse kualifikimi, sipas programeve të miratuara nga Ministri Përgjegjës për Transportin, me shkresë nr.7449/1, datë 22.10.2007.

Për këtë qëllim:
1. Aplikantët e pajisur me Vërtetim Aplikimi, sipas nenit 6 të rregullores nr.4, date 21.04.2016 duhet t’i nënshtrohen kursit të detyruar teorik të kualifikimit, në datat e programuara nga DPSHTRR-ja, pasi të jenë pajisur më parë me programin përkatës, i cili është pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje.
2. Kurset e trajnimit do të organizohen të programuara nga Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale, nëpërmjet specialisteve të kësaj fushe.
Sipas programit të miratur kandidatet duhet të ndjekin kursin prej 33 orësh trajnimi .

Provimi i njohurive
1. Në provim, merren aplikantët që janë të pajisur me autorizim dhe që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.
2. Aplikantët për pajisje me DAP (Dëshmi Aftësie Profesionale), kanë të drejtë të paraqiten në provimin e njohurive të fituara në kurset e trajnimit, deri në tre herë, brenda afatit të vlefshmërisë së autorizimit dhe vetëm në seksionet e kërkuara prej tyre.

Rinovimi i DAP (Dëshmi Aftësie Profesionale).
1. Rinovimi i DAP (Dëshmi Aftësie Profesionale) bëhet në rastet kur ky dokument dëmtohet (të dhënat e tij bëhen të palexueshme), shkatërrohet ose humbet.
2. Në rastin e dëmtimit, subjekti dorëzon dokumentin e vjetër të dëmtuar, dokumentin e identifikimit dhe 2 fotografi.
3. Në rastin e shkatërrimit, humbjes ose vjedhjes së dokumentit, subjekti duhet të paraqes dokumentin e identifikimit, të dorëzoj 2 fotografi si dhe deklarimin përkatës për arsyen e rinovimit.
4. Në të gjitha rastet, subjekti kërkues, plotëson kërkesën model 001S.
5. Dokumentat e mësipërme së bashku me një kopje të faturës dhe mandat-arkëtimit, administrohen në dosjen përkatëse të subjektit kërkues.
6. Procedurat e mëtejshme janë të njëjta si në rastin e aplikimit për herë të parë.