Pas vetëdorëzimit në polici, autorët e vrasjes së dyfishtë në Laç Manuel dhe Vinçens Bushi kanë shprehur pendesë për krimin.
Ata janë shprehur se gjithaçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.
“Nuk deshëm ti vrasim kushërinjte Jushi, por gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër”, janë shprehur ata.
Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura rezulton se autorët dhe viktimat janë përplasur fillimisht me njëri-tjetrin jashtë ambjenteve të lokalit dhe më pas janë përdorur armët.
Sipas të dhënave ata ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe debati në lokal ka nisur për rrjetet sociale, duke i thënë njëri-tjetrit pse ke postuar këtë foto dhe pse atë foto.
Ende nuk dihet personi që ka qëlluar me armë por po analizohen gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Për dorëzimin e tyre ka negociuar shefi i komisariatit të Kurbinit me dajën e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të ngjarjes.