MENU
klinika

Protesta e opozitës

Shoqërohen 4 persona në Tepelenë/ Mes tyre kreu i PD

02.05.2019 - 20:56

Menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës, policia ka ngritur postblloqe, ku në Tepelenë janë ndaluar 4 qytetarë.

Të shoqëruarit janë Skënder Bega, Hysen Ismaili, Astrit Guga dhe Ladi Bana.

Ky i fundit është kryetar i degës së Partisë Demokratike në Tepelenë.

Në komisariatin e Tepelenës kanë shkuar përfaqësues të PD duke kërkuar shpjegime se përse janë bërë shoqërimet.

Policia pritet të nisë shoqërimet pas përplasjeve që protestuesit patën me policinë.

Blutë po analizojnë pamjet dhe njëkohësisht po bëhet identifikimi i personave të përfshirë në këtë incident.