MENU
klinika

Mbledhja e 2 qeverive

Shqipëri-Kosovë, zonë e përbashkët ekonomike në rajon?

20.05.2019 - 13:54

Shqipëria e Kosova po vijojnë punën për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike në rajon.

Në kuadër të krijimit të kësaj zone, dy vendet po punojnë për të përafruar legjislacionin mes tyre, por edhe me legjislacionin e BE-së.

Në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve u zhvillua sot takimi i dytë koordinues i ministrive përgjegjëse të Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me marrëveshjet e nënshkruara me datë 26 nëntor 2018.

Në fjalën e mbajtur me këtë rats, zv.kryeministri Erion Braçe tha se “kur kanë kaluar 5 vite nga mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive në Prizren, ku u nënshkrua dokumenti bazë i partneritetit strategjik, ne kemi kaluar nga përafrimi i legjislacionit mes dy vendeve tona dhe me BE-në, në zbatimin e qartë të marrëveshjeve të arritura”.

Puna jonë dhe sfidat kryesore janë në 4 fusha të mëdha: tregu, shërbimet dhe lëvizshmëria, siguria, kultura dhe diaspora dhe aksioni diplomatik dhe bashkëpunimi politik”, tha Braçe.

Përsa i takon tregut, shërbimeve dhe lëvizshmërisë, Braçe tha se “me Kosovën, ashtu sikundër dhe me 4 vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, po punojmë për krijimin e një zone ekonomike të përbashkët në rajon, ku legjislacioni i vendeve tona lehtëson tregtinë dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, por në të njëjtën kohë është i përafruar dhe me legjislacionin e BE-së”.

Në këtë drejtim, Braçe veçoi marrëveshjen rajonale të nënshkruar në mars 2019 për roaming, e cila do të ketë efekte reale në tarfiat telefonike duke filluar nga 1 korrik 2019.

Po ashtu vetëm në rrafshin dypalësh me Kosovën ne kemi një marrëveshje për lehtësimin e tarifave roaming. Përputhshmëria mes këtyre dy marrëveshjeve do të diskutohet edhe sot nga ministrat respektivë të institucioneve të linjës”, tha Braçe.