MENU
klinika

I fundit i plejadës së “Hostenit”

Shuhet karikaturisti i njohur Dhimitër Ligori

11.05.2019 - 18:39

Karikaturisti Dhimtër Ligori (1934-2019 Tiranë) është shuar nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Ai rridhte nga një familje zanatçinjsh, babai kishte prirje për pikturë, punoi si teknik bulmeti edhe ndikoi shumë në rrugën e artit që Dhimitër Ligori ka bërë. Në vitin 1949 ai hyri në Liceun Artistik në degën e Arteve figurative.

Ndërsa, sot konsiderohet edhe si i fundmi i plejadës “Hosteni”, i cili e nisi krijimtarinë e tij, rreth shtatë dekada më parë, si bashkëpunëtor i jashtëm si saj. Ligori shquhet për kombinimin e elementëve të veçantë të pikturës së kavaletit me karikaturën grafike.

Temat universale kanë qenë prioritet i krijimtarisë së tij.

Gjurmët që ai ka lënë në karikaturën shqiptare janë të pashlyeshme edhe janë vlerësuar me shumë çmime brenda edhe jashtë vendit. Krijimtarinë e tij, si karikaturist ai ia dedikoi profesorëve të tij në Lice, Sadik Kacelit dhe Nexhmedin Zajmit.

Dhimitër Ligori së bashku me Shtjefën Palushi, Zef Bumçin, e më pas Ilir Pojanin, Agim Sulën etj., janë artistët të cilët kanë lënë gjurmë në artin e karikaturës.