MENU
klinika

A është kërcënuar Dollani?

Shullazi “trazon” Krimet e Rënda, tension midis gjytares dhe avokatëve

23.05.2019 - 14:54

Tensione në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Ndërsa po vijonte seanca, Gilmando Dani i ka kërkuar gjyqtares Dollani shpjegime dhe të tregojë nëse është kërcënuar.

Ai ka pyetur gjyqtaren, nëse bashkëshorti apo shoferi i saj është kërcënuar

Me gjithë këmbënguljen e tij, Dollani nuk ka dhënë përgjigje dhe i ka kërkuar të ulet. Pas mosbindjes gjykatësja e ka përjashtuar nga seanca.

Ndërkohë një tjetër i pandehur, Endrit Zela i ka thënë gjyqtares se do të kalojë vettingun në kurrizin e tyre.

“Ti do të kalosh vettingun në kurrizin tonë”, ka thënë Zela.

Pas kësaj, katër të pandehurit dhe avokatët kanë lënë seancën.

Ndërkohë gjyqtarja e tretë Valdete Hoxha ka dhënë dorëheqjen, por gjykata e ka refuzuar.