MENU
klinika

Deklarata

Si do vijojë protesta? Basha mbledh urgjent PD-në

12.05.2019 - 00:33

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka mbyllur në orën 00:17 minuta protestën e opozitës.

Ai ka falënderuar përkrahësit që i kanë dhënë protestës së opozitës, por ai kërkoi prej tyre që t’i japin kohë për të marrë vendimet se si do të zhvillohen protestat.

“Të gjithë strukturat e PD-së për të marrë vendimet pas shpalljes së luftës nga Edi Rama kundër popullit të tij.

Duke ju falënderuar nga zemra për këtë qëndresë të paprecedentë në historinë e Shqipërisë për të mos lejuar më diktatin e krimit dhe skllavit të tij, Edi Rama ju kërkoj mirëkuptimin për kohën që do të na duhet se si do të vazhdojmë betejën tonë deri në fund, derisa sa ti japim fund politikës së lidhur me krimin.

Ju jeni protestues, qytetarë dhe prindër, por sot jeni armata e lirisë, shpresa e vetme që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa. Ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj për këtë mbledhje të jashtëzakonshme me strukturat për marrjen e vendimeve përkatëse”, tha Basha