MENU
klinika

Çfarë gjuhe foli Krishti?

Sirianët: Aramaishtja drejt asimilimit në 5 apo 10 vjet

28.05.2019 - 16:37

    Është një prej vendeve më të lashta të banuara, të globit. Në Maaloula, Siri, banorët i druhen faktit se aramaishtja e lashtë, gjuha e Jezu Krishtit, mund të mos mbijetojë. Ky shqetësim lind duke u bazuar në faktin se tashmë, po zhduket ngadalë nga përdorimi i përditshëm i kësaj gjuhe.

 

 

Një nga të fundmit njerëz në këtë fshat, të specializuar në gjuhën e hershme, është 62-vjeçari George Zaarour.

Aramaishtja, dikur përdorej gjerësisht në Maaloula dhe kjo është arsyeja, që kjo gjuhë u fol për dymijë vjet. Ndërsa sot, janë të paktë ata që dinë ta flasin.

 

 

 

“Gjuha aramaike është vërtet në rrezik. Siç duken gjasat, aramaishtja mund të zhduket brenda pesë apo dhjetë vitesh”, – shprehet George Zaarour.

George Zaarour pasuron me libra dhe enciklopedi në gjuhën aramaike, dyqanin e tij të vogël, ku shet ikona, kryqe, si edhe produkte të punuara në shtëpi. Ai i kalon ditët duke studiuar e përkthyer këtë gjuhë të lashtë semite, që ka qenë mjaft e përhapur në Lindjen e Mesme, në fillimin e epokës së krishterë, ndërsa origjina e saj daton prej shekullit të dhjetë para erës sonë.

 

 

 

Sot, thujase 80 për qind e banorëve të Maaloulas, nuk flasin më aramaisht. Pjesa e mbetur, prej 20 për qind, janë ata mbi 60 vjeç./Konica.al

Përgatiti: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtohen tensionet Itali-Francë

Pse po e krahasojnë Salvinin me Ponc Pilatin?

Ringjallja: Dashuria e amshuar!

Pse mbetën të kuqe vezët e Pashkëve?


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit