MENU
klinika

Roli i Shqipërisë në rajon

Situata politike/ Mbërrin në Shqipëri delegacioni i Kongresit Amerikan

28.05.2019 - 17:14

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në Kryesinë e Kuvendit delegacionin e Kongresit Amerikan dhe të Këshillit Atlantik, të cilët ndodhen për vizitë në Shqipëri dhe në disa vende të rajonit.

Ruçi, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA për reformat integruese në Shqipëri, sidomos Reformës në Drejtësi, e cila është e pakthyeshme dhe e papengueshme.

“Shpreh mirënjohjen për mbështetjen nga SHBA të reformave integruese, sidomos reformës në drejtësi, e cila është e pakthyeshme dhe e papengueshme.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bashkëbisedoi me anëtarët e delegacionit edhe për situatën politike në Shqipëri, ecurinë e reformave si edhe për kujdesin që duhet të tregohet për të ruajtur kursin euro-atlantik, si alternativa e vetme e zhvillimit, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Delegacioni amerikan shprehu vlerësimet më të larta për rolin konstruktiv të Shqipërisë në zhvillimet rajonale, për zhvillimin, paqen, sigurinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.