20.05.2019 - 11:30
Gjatë ditës së sotme qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët.
Takimi i sotëm nuk do të jetë në nivel kryeministror, por do të drejtohet nga dy zv.kryeministrat Erjon Braçe dhe Fatmir Limaj.
Në këtë takim do të diskutohet lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në 26 nëntor 2018.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Kujtojmë se kohët e fundit ka pasur një përplasje mes Ramës dhe Haradinajt që nisi në Samitin e Berlinit dhe më pas u pasua me deklarata në distancë.