Thomas Strakosha mund të largohet këtë vit nga Lazio, teksa për të interesohen shumë klube nga Premier League, me në krye Tottenham.
Për të lënë të lirë portierin shqiptar klubi roman e ka bërë të qartë se kërkon 40 milionë euro, por transferimi i tij mund të mbyllet edhe për një shifër më të ulët.
Për këtë, tek Lazio po përgatitet për të gjetur një portier të parë për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, në krye të listës është portieri i Fiorentinas, Alban Lafont, të cilin mund ta blejnë për 15 milionë euro.
Skuadra nga Firence e ka gjetur zgjidhjen sepse dëshirojnë të promovojnë portierin polak Bartlomiej Dragowski, i cili është lënë në huazim tek Empoli këtë sezon dhe ka luajtur në 16 ndeshje si titullar.