MENU
klinika

Këshilla

Të mirat e kajsisë dhe diçka e rrezikshme që nuk e dinim

27.05.2019 - 18:33

Kajsitë bëjnë pjesë në të njëjtën familje me kumbullat, pjeshkat dhe qershitë.

Të ardhura nga Kina, ato u përhapën me shpejtësi në të gjithë Europën, të cilat mund ti gjeni gjatë stinës së verës.

Por aq sa dobi ka tuli i frutit, aq rrezik ka fara që gjendjet brenda saj, të cilën shumë prej nesh janë mësuar ta hedhin, ndërsa të tjerë e çajnë si bajame dhe e hanë.

Kjo pasi në brendësi të guaskës gjendet një farë, e njohur si armelina, e cila përmban cianur, fatmirësisht në doza minimale, pasi në të kundërt mund të rezultojë toksik, madje edhe vdekjeprurës.

Kajsia është një frut i përshtatshëm për dietat, pasi nuk përmban shumë sheqer ndërsa ka vetëm 28 kalori në 100 gramë, shkruan noa.al.

Në 100 gramë kajsi ndodhen 80 gramë ujë, 6.8 gramë karbohidrate, 1.5 gramë fibra, 0.4 gramë proteina dhe 0.1 gramë yndyrë.

Po ashtu përmban minerale si potasi, kalciumi, fosfori dhe hekuri, si dhe vitaminë A, të grupit B dhe C.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?