MENU
klinika

Nga Washington Post

Të vërtetat ‘e hidhura’ për Venezuelën

02.05.2019 - 11:55

Venezuela u trondit të martën nga një … që nuk e dimë saktësisht se çfarë ta quajmë. Një kryengritje? Një përpjekje për grusht shteti?

Ajo që ne dimë me siguri është se herët në mëngjes shfaqet një video që tregon dy liderët e opozitës më të profilit të lartë pranë një baze të forcave ajrore të Caracas, duke pretenduar se ishte në fazën përfundimtare të një operacioni për të rivendosur lirinë e Venezuelës. Dhe papritur Venezuela ishte në kaos.

Ngjarjet e së martës theksuan edhe një here “vdekjen” e lirisë së fjalës në Venezuelë gjatë viteve të fundit.

Askush nuk e di vërtet se çfarë po ndodh.

Ne e dimë se Venezuela, vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë, dështon çdo ditë.

Ne e dimë me siguri se ndërsa shteti i Venezuelës dobësohet, përleshjet për pushtet në Karakas duken gjithnjë e më shumë si një luftë midis fuqive të huaja.

Opozita gjithnjë e më shumë mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, Kolumbia dhe Brazili ndërsa regjimi varet gjithnjë e më shumë nga Kuba, Rusia, Irani dhe Turqia.

Rezultati i krizës së Venezuelës ka gjithnjë e më shumë të bëjë me atë që ndodh në Uashington dhe Moskë dhe gjithnjë e më pak me atë që ndodh në Karakas.

Ne e dimë me siguri se ndërsa pjesa më e madhe e venezuelianëve janë të dëshpëruar për një ndryshim të regjimit, qeveria Maduro ka shkatërruar të gjitha mjetet demokratike që të dëgjohen kërkesat e popullit.

Venezuela

Të gjitha këto na çojnë në një rezultat: Vendi do të mbetet i paqëndrueshëm për një kohë shumë të gjatë.

Edhe nëse regjimi do të rrëzohej dhe opozita do të merrte përsipër, do të duhet të luftonte me grupe të armatosura: paraushtarakët pro-qeveritarë, guerrilasit kolumbianë, bandat jashtëzakonisht të fuqishme të rrugës, ushtarët rusë, spiunët kubanë, etj.

E vërteta e hidhur është se nuk do të ketë zgjidhje magjike në Venezuelë. Në vend të kësaj, çrregullimi masiv dhe dhuna e llojit që pamë të martën mund të bëhej shpejt normale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN