MENU
klinika

Shkodër

Tregtarët përplasen me Policinë Bashkiake

02.05.2019 - 12:26

Policia bashkiake ka debatuar ditën e sotme me tregtarë, të cilët duke mos patur një vend për të shitur produktet e tyre në tregun rus kanë dalë sërish në trotuar.

Menjëherë aty ka shkuar policia bashkiake dhe ajo e rendit për të mos i lejuar.

Tregtarët kanë nisur debatet duke mos qenë dakord pasi ata aktualisht nuk kanë një vend tjetër për të shitur.

 

Tregtarët thonë se shesin aty prej 30 vitesh.

Bashkia Shkodër ka rikonstruktuar tregun Rus, por tregtarët thonë se përveçse të gjitha vendet janë zënë, produktet e tyre nuk janë të përshtatshme për t’u shitur aty.

Ata janë dakord që të lirojnë trotuaret, por nga ana tjetër kërkojnë që bashkia Shkodër t’i gjejë një vend të përshtatshëm për të shitur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN