MENU
klinika

Detaje nga takimi

Thaçi i “troket” në zyrë Ramës, zbulohet çfarë diskutuan

21.05.2019 - 13:35

Gjatë ditës së sotme në zyrën e kryeministrit Rama ka trokitur presidenti i Kosovës, Hashim Thaç.

Takimi mes dy liderëve politikë është zhvilluar në kryeministri, ndërkohë lajmi për takimin është bërë publik nga vetë presidenti Thaçi.

Ai thekson se në takim me shefin e qeverisë kanë diskutuar për aktualitetin politik në Shqipëri, Kosovë dhe në rajon.

I pari i shtetit të Kosovës shton mes tjerash se në takim është biseduar edhe për përgatitjet e Kosovës dhe Shqipërisë përpara Samitit të Parisit.

Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit“, shkruan Thaçi.