MENU
klinika

Deklarata

Thaçi takon Ramën: Të hapim kufijtë!

08.05.2019 - 18:11

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi zhvilloi sot një takim me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Thaçi zbuloi detaje nga takimi, ku thekson se me Ramën bisedoi rreth hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapsirë shqiptare pa kufi.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike.

Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës.”, shkruan Thaçi.