MENU
klinika

EMRAT+FOTO

Tre deputetët e PS dorëzojnë sot mandatin, kush i zëvendëson?

13.05.2019 - 11:54

Sot kanë dorëzuar mandatin e deputetit tre deputetë të Partisë Socialiste.

Bëhet fjalë për Pjerin Ndreun, Rakip Sulin dhe Ilir Xhakollin.

Tre deutetët kanë hequr dorë nga mandati pasi do të kandidojnë si kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Dorëzuam dorëheqjet nga mandati i deputetit! Mirënjohje e Respekte për një nga njerezit më të mire që pata shansin te takoj në politike. Komoditeti që të jep Gramoz Ruci eshte mbështetje dhe inkurajim për të gjithë deputetet. Do na mungojë pjekuria, urtësia, drejtesia dhe korrektesa e tij model!”, shkruan Ndreu në një postim në Facebook.

Ndërkohë, deputetët e larguar do të zëvenësohen në Kuvend.

Pritet që Pjerin Ndreun ta zëvendësojë e radhës në listën e qarkut të Lezhës, Adriana Jaku.

Rakip Sulin pritet ta zëvendësojë Eljo Hysko dhe Ilir Xhakollin, Ardit Konomi.