MENU
klinika

Deklarata e presidentit

Trump: Nuk po kërkojmë të ndryshojmë regjimin e Iranit

27.05.2019 - 11:03

Presidenti Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë “ndryshimin e regjimit” në Iran. Ai e tha këtë të hënën pas bisedimeve dypalëshe me kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili ka ofruar të ndërmjetësojë një dialog mes dy kombeve.

“Nuk po kërkojmë ndryshime në regjime, ne nuk kërkojmë armë bërthamore,” tha Trump në një konferencë të përbashkët shtypi në Tokio të hënën, duke shtuar se ai besonte se do të bënin një marrëveshje me Iranin.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur me trupat amerikane të vendosura në rajon, por Trump kërkoi të minimizojë shqetësimet rreth konfliktit ushtarak.

Me Abe në anën e tij, Trump u tha gazetarëve në Akasaka Palace se “askush nuk dëshiron të shohë gjëra të tmerrshme të ndodhin”.

Më parë, Trump u bë udhëheqësi i parë i huaj që takoi perandorin e ri të Japonisë Naruhito, në një vizitë shtetërore.

Në një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve midis dy udhëheqësve, Abe dhe Trump ishin të etur të theksonin forcën e aleancës midis SHBA dhe Japonisë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të politikave mbi tregtinë dhe Korenë e Veriut. Trump përshkroi marrëdhëniet mes dy vendeve si një “gur themeli” të stabilitetit dhe prosperitetit jo vetëm në rajon, por në të gjithë botën.

“Kjo është një aleancë e fortë me të vërtetë,” tha ai. “Aleanca SHBA-Japoni është e palëkundur, ne duam paqe dhe ne duam stabilitet”.

Negociatat po zhvillohen në një marrëveshje dypalëshe tregtare, por Trump ka thënë se nuk pret progres të madh deri në korrik, kur Abe përballet me zgjedhje.

Trump ka udhëhequr një luftë të shtrenjtë tregtare me Kinën, një mosmarrëveshje që ka dëmtuar tregjet në mbarë botën dhe ka ngatërruar aleatët amerikanë, duke përfshirë Japoninë dhe Bashkimin Evropian.

Aleatët e Uashingtonit, edhe pse ndajnë shqetësimet e SHBA rreth praktikave kineze, nuk pajtohen me taktikat e Trump-it për kërcënimin e tarifave të produkteve të tyre.