MENU
klinika

"Ramës ia kam bërë të qartë"

Tsipras-Shqipërisë: Rruga drejt BE-së i mbyllet nëse…

20.05.2019 - 11:01

Gjatë një interviste të dhënë dje për “Financial Times”, Aleksis Tsipras është shprehur qartë se synon një tjetër mandat qeverisjeje në zgjedhjet e sivjetme parlamentare.

Përsa i përket çështjeve të pazgjidhura si ajo e kufijve detarë dhe abrogimi i ligjit të luftës nga viti 1945, si edhe minoriteti grek në Shqipëri, Tsipras ka deklaruar se i ka bërë të qartë kryeministrit Rama se Tirana duhet të mbrojë plotësisht të drejtat e minoritarëve grekë, në rast të kundërt rruga drejt BE do të mbyllet.

Nëse Shqipëria përmbush detyrimet për të drejtat e njeriut, Greqia – dhe unë personalisht – do të mbështesim një vendim të mundshëm në qershor për çeljen e negociatave për dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut së bashku. Por ne nuk do të rrezikojmë çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, nëse ky vend ka arritur progresin e duhur. Kjo do të ishte e padrejtë!”, është shprehur Tsipras.

Tsipras ka theksuar se Greqia nuk dëshiron të fitojë reputacionin e lektorit, duke treguar fuqinë apo duke përcaktuar kushte të ngurta për vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Ndërkohë që ka theksuar se “popujt e Ballkanit kanë nevojë për një nxitje të realizimit të reformave”.

Tsipras është referuar dhe në betejën e madhe elektorale që po kryhen për arritjen e një mandati të dytë në zgjedhjet parlamentare si dhe në reformat e fundit në favor të rritjes së ekonomisë dhe zhvillimit të Greqisë.