MENU
klinika

Fjala e plotë

Tudorache nga Korça: Mos bojkotoni zgjedhjet lokale

08.05.2019 - 13:25

Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit Daniel Tudorache gjatë një vizite në qytetin e Korçës është shpreh se nuk e shikon të drejtë bojkotimin e zgjedhjeve dhe sidomos atyre lokale.

Unë nuk jam dakord me asnjë bojkotim të partive në zgjedhje. Çdo njeri ka të drejtë të votojë dhe kjo e drejtë nuk mund t’ju hiqet. Unë i këshilloj ata që duan të votojnë të paraqiten të votojnë. Ky është roli i demokracisë. Vota.

Na pëlqen apo s’na pëlqen, ne duhet ta respektojmë votën. Edhe ne kemi zgjedhje pas një viti. Edhe unë jam pjesë e partisë qeverisëse. Edhe ne opozita na atakon nga të gjitha fondet. Ne duhet të ecim përpara. Ne kemi zgjedhje parlamentare pas 3 javësh. Opozita na qëllon nga të gjitha këndet”, ka gthënë Tudorache.

Nga ana tjetër, ai pohon se nuk është dinjitoze që opozita të kërkojë nga populli të mos shkojë në votim.

Nuk është në dinjitet që një opozitë të kërkojë që populli të mos shkojë në votim. Para 30 vitesh ne luftuam të prezantohemi në zgjedhje dhe të fitoje ai që e meriton”, deklaroi kreu i Bashkisë së Bukureshtit.

Këtë deklaratë Tudorache e dha nga qyteti i Korçës, ku u nënshkrua marrëveshje për binjakëzim midis dy bashkive.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit