MENU
klinika

Kërkohen polumbarë nga Tirana

U mbyt në lumin Bistricë, asnjë gjurmë nga 55-vjeçari në Sarandë

14.05.2019 - 11:13

Dy ditë më parë, 55-vjeçari Arben Shaqiri u mbyt në lumin Bistrica në Sarandë.

I fundit që e ka parë ka qenë djali i tij 15-vjeçar, i cili e shoqëronte.

Djali ka thënë se babai në momentin e rënies ishte i dehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Dyshimet e para janë se 55-vjeçari mund të jetë vetëflijuar në kushte të rënda psikologjike.

Arben Shaqiri kishte 4 ditë që kishte dalë nga burgu pas dënimit për dhunë në familje.

Gjithashtu në vitin 2005, familjes së Shaqirit i kan abuzuar dhe vrarë një fëmijë.

Prej pasdites së të dielës, familjarët dhe banorë të zonës kanë kontrolluar në lumë por pa sukses për trupin e 55-vjeçarit.

Ramiz Begani, kryetar i komunitetit rom në Sarandë akuzon autoritetet se nuk po bëjnë asgjë për kërkimin e trupit.

Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga mbytja, ai thotë se polumbarët nga Tirana nuk kanë mbërritur ende.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN