MENU
klinika

"Të gjithë ata që luftuan..."

U zgjodh eurodeputete në PE, vjen reagimi i Arba Kokalarit

27.05.2019 - 12:34

Arba Kokalari është shqiptarja e parë që fitoi mandatin e eurodeputetes në Parlamentin Europian.

Pas këtij triumfi, Kokalari ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Ajo shkruan se partia e saj “Moderatorët” arriti të fitonte katër mandate për në PE.

Eurodeputetja Arba Kokalari falënderoi të gjithë votuesit e Moderatorëve, ndërsa mesazh special përçoi kryesisht për mbështetësit e saj.

Moderatorët marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Evropian! FALEMINDERIT për të gjithë ata që kanë luftuar për Moderatorët dhe mua!”-shkruan ajo.

Zgjedhja e saj si deputete në PE me votat e qytetarëve suedezë është përshëndetur edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bazsha, të cilët triumfin e Kokalarit e cilësuan si një arritje të madhe për të gjithë shqiptarët, pavarësisht vendeve ku jetojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN