MENU
klinika

Inspekton punimet

Ujësjellësi në Durrës/ Balluku: Ja kur përfundon!

19.05.2019 - 14:15

Vënia në funksion e rrjetit të ri të ujësjellësit të ndërtuar në zonën e Fushë-Kuqes do ndihmojë Durrësin dhe zonat përreth të ketë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.

Linja e re e furnizimit me ujë, një investim i Bankës Botërore në vlerën e 62.5 milionë euro, do të jetë plotësisht në funksion në fund të muajit qershor dhe do të garantojë një furnizim me 18 orë ujë në ditë për qytetarët.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Alqi Bllako, inspektuan punimet të cilat janë drejt përfundimit.

Ky investim, jo vetëm përmirëson situatën e rëndë të trashëguar të furnizimit me ujë në zonën e Durrësit, por rrit njëkohësisht rrit dhe efiçencën e operimit të ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve duke ulur ndjeshëm kostot operative.

Ministrja Balluku bëri të ditur se ky investim ka nisur në mandatin e parë të qeverisës për t’u përmbyllur në 30 qershor të këtij viti duke shtuar se përfitues të tij janë jo vetëm banorët e qytetit të Durrësit por edhe zonat rurale përreth, të cilat do të furnizohen me ujë përmes stacionit aktual.

“Përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët është një nga strategjitë kryesore të zhvillimit të qeverisë Rama. Ky është një projekt që ka nisur në mandatin e parë për të përfunduar me rezultate të shkëlqyera në 30 qershor të vitit 2019.

Nga ky projekt benefite do të marri jo vetëm zona e qytetit të Durrësit por edhe zonat rurale pasi do përdoret sistemi i vjetër që ne kemi pasur duke e përmirësuar për t’a vendosur dhe atë në funksion. Ne nuk kemi as kohë dhe as materiale për të humbur pasi duhet t’i ofrojmë më të mirën qytetarëve tanë”, nënvizoi ministrja.