MENU
klinika

Ai është shqiptar

“Valltari i padukshëm francez”

01.05.2019 - 13:35

Anëtar i Akademisë së Arteve në Francë, përfaqësues virtuoz i baletit e kërcimit bashkohor. Për nder të tij, gjatë muajit prill, në Francë u shfaq filmi nga Florence Platarets, për koreografin e shquar francez me origjinë shqiptare; një film kushtuar magjisë së gjeniut kërcimtar, Angjelin Preljocaj.

“Angelin Preljocaj, valltari i padukshëm” i regjisores Florence Platarets, është filmi i ri dokumentar i realizuar në Francë. Premiera e këtij filmi, kushtuar koreografit të madh francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, u shfaq me rastin e antarësimit të tij në Akademinë e Arteve të Francës. Ky produksion nga Magnéto Presse, u realziua me pjesëmarrjen e “France Télévisions”.

 

 

Filmi i Florence Platarets mbërthehet pas një motivi: Në vitin 2015, e tronditur nga sulmi që iu bë stafit të gazetës “Charlie Hebdo”, koreografja Nadia Vadori-Gauthier vendosi të vallëzonte një minutë në ditë, duke e filmuar veten dhe më pas, t; shpërndante videot në rrjetet sociale. Vallet e saj nisën të klikohen me lajmet për zjarret (sulmet, grevat, demonstratat, zgjedhjet …) ose dhe ato për ngjarjet e vogla të jetës së përditshme. Kështu që, për pothuajse 4 vjet, projekti “Një minutë vallëzim në ditë” u kthye në rezistencë poetike që vazhdimisht përcillte butësinë të pafundme kundrejt vrazhdësisë së botës, në kontekstet nga më të ndryshmet dhe në çfarëdo rrethanash.
Në filmin dokumentar, që konsiderohet si një udhëtim i pasionit koregrafik, Jérôme Cassou e ndjek koreografin në kohët e shkuara. Ai filmon me kamerën në dorë, shpeshherë duke grumbulluar komentet e të njohurve ose simpatizantëve të tij.

Imazhet merren në lëvizje, më afër realitetit. Atë e shoqërojnë duke vallëzuar në zemër të qytetit dhe duke e shfaqur përmes lajmeve të dhëna në kohë të ndryshme të jetës; herë në turmën që vërshon, herë në një rrugë të shkretë, në një stacion ose në një kopsht … Planet vijnë në harmoni me lartësinë dhe zërin e artistit, duke dëshmuar për procesin krijues të tij. Vallëzimi vijon të zhvillohet në vende të ndryshme të Parisit dhe në rrethinat e tij, duke krijuar pikërisht “gjuhën e trupave”, gjuhë me të cilën përballen fytyrat dhe sytë, por edhe ndryshimet atmosferike.

 

 

Imazhet e vallëzimeve janë të ndërthurura me dëshmi nga koreografët, artistët dhe profesionistët e baletit, duke evokuar dimensionet poetike, etike, filozofike dhe antropologjike të motos: “Një minutë vallëzim në ditë”.

Filmi pasqyron një pjesë thuajse të padukshme, gjatë aksionit në punë. Regjia lidh urat përmes imazhit, midis nevojës së artistit, realizimit aktual të punës dhe sfidave kolektive, të sjella nga ky artist i angazhuar, në zemrën e realitetit.

Perdja, ngrihet. Drita e muzgut zbulon pak nga pak, tridhjetë trupa të ngatërruar. Një dorë, një këmbë, një fytyrë të kthyer nga drita dhe shprehje me lëvizje të ngadalta, që ngjajnë si të jenë në mungesën e plotë të forcës së gravitetit.

Tashmë fillon graviteti, krijimi i fundit i 2018-ës, nga Angelin Preljocaj. Ky trup abstrakt, pa narracion ose karakter, pa pamje apo dukje artificiale, është në thelb i bazuar në kërkimin e gravitetit. U deshën më pak se 5 muaj për koreografin, që të kapërcente këtë sfidë ndaj ligjeve të tërheqjes. Duke vijuar në këtë mënyrë, filmi ndjek zanafillën, që nga sprova e parë në “Pavillon Noir” (Qendra Kombëtare Koreografike e Aix-en-Provence, që drejton Angelin Preljocaj), deri në shfaqjen e parë të shfaqjes në Bienalen e Dansit. Kjo është një derë e hapur përgjysmë, vetëm për ata që shohim prapaskenave të krijimit, duke u përfshirë në gjykimet dhe gabimet, hidhërimet dhe ankthet, përpjekjet e përditshme dhe momentet e finales.

 

 

Duke e vëzhguar një artist në punë, kjo të ndihmon për ta kuptuar më mirë psikikën e tij krijuese, për të matur në çdo gjest fuqinë e një stili, pasurinë e një rruge.

Për 35 vjet, Angelin Preljocaj e ka parë botën përmes vallëzimit. Përveç 50 veprave, ai ka përqafuar të gjitha format e baletit – nga solo intime në afresk monumental, duke bashkëpunuar me institucionet më prestigjioze ndërkombëtare, si dhe duke dialoguar me artistë të të gjitha disiplinave….

Karriera e tij si valltar dhe koreograf u ndërtua në kontakt me figura të mëdha si Karin Ëaehner, Merce Cunningham, Dominique Bagouet, dhe kështu ai me durim nisi të ushqehej edhe nga ndikimet elitare (Rudolf Nureyev, Ballet Russes, Chaplin, komedi muzikore …).

Angelin Preljocaj ka vëzhguar dhe analizuar thellësitë e ndjenjave njerëzore: dhunën, urrejtjen, dëshirën ose dashurinë e çmendur. Ai zhytet në thellësitë e nënvetëdijes, duke i rishikuar dramat e mëdha (Romeo dhe Zhulieta, Snoë Ëhite …), dhe duke eksploruar pa tabu të gjitha skutat e trupit e duke përfituar nga e gjitha, gjuhën e tij koreografike.

 

 

Preljocaj është një studiues i palodhur: “Krijimi është mënyra ime, për të qenë në botë”,- thotë ai. Koreografia ka kohë që ka konfirmuar shprehjen e Niçs: “Unë e konsideroj të humbur, çdo ditë që nuk kam vallëzuar”.

Qysh prej fëmijërie, ai vallëzon përditë, sepse është i pari në trupën e tij, është ai që i kërkon lëvizjet që do të krijojnë shfaqjen e radhës. E bënë këtë, përpara se t’ua transmetojë valltarëve.

Vallëzimi i tij ka të bëjë me hapësirën, shpejtësinë, peshën dhe tërheqjen midis trupave. Gjatë provave të Gravitetit, dëshmia e kërcimtarëve të tij dhe artistëve që kanë bashkëpunuar me të që nga krijimi i trupës, mat dhe saktëson nivelin e tij dhe të bën të kuptosh sesi ka arritur aty ku është. Pas kabinetit të ngurtë dhe të qelqtë të “Pavillon Noir”, duke depërtuar thellë në privatësinë e studiove, ky film tregon historinë e një krijuesi, ku ke fatin të shikosh një artist të vërtetë në punë dhe që të tërheq me portretin e tij, si njëri prej koreografëve më të mëdhenj të kohës.

 

 

Ideatorja dhe producentja e filmit, Florence Platarets, ka rrëfyer në këtë dokumentar artistik të gjithë shkëlqimin e balerinit francezo-shqiptar në botë. Ky është një film që ajo e realizoi duke ndjekur hap pas hapi artistin, “gjigantin francez të vallëzimit bashkohor, Angelin Preljocaj”, siç e quan vetë ajo. Në film ajo udhëton me gjeniun përgjatë tridhjetë e pesë viteve karrierë dhe përmes pesëdhjetë shfaqjeve, aty në “strofullën” e tij të “Pavillon Noir”, një objekt i shkëlqyer i arkitekturës në “Aix en Provence”.

“Angjelin Preljocaj, valltari i padushkëm” është pjesë e koleksionit dokumentar “Krijimi, histori e artit të së tashmes”. Filmi dhe u shfaq në “Galerinë France 5″ më 13 prill, duke u ritransmetuar edhe më 21 prill, 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN