11.05.2019 - 13:00
Kryeministri Rama ka reaguar për vdekjen e major, Klodian Tanushit, i cili ndërroi jetë dje në Letoni si pasojë e plagëve të marra nga incidenti i 6 majit, ku mbeti e vdekur edhe nëtetarja Zarife Hasanaj.
Shefi i qeverisë shprehet se major Tanushi u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut duke lënë pas shembullin e sakrificës dhe të lavdisë për Forcat e Armatosura.
“Flamuri kombëtar në zi. Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi,ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATOs ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj,s’u mbijetoi dot plagëve!
Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura”-shruan Rama