MENU
klinika

Vendosi rekord botëror për...

Vendi më i lumtur, njëkohësisht më misteriozi në botë

08.05.2019 - 13:01

Nëse doni ta vizitoni këtë shtet, do të mërziteni pa fund nga procedurat pasi janë shumë të zgjatura, por nëse vendosni ta vizitoni dhe keni durim, në fund do të mbeteni të mahnitur.

Qyteti misterioz i Butanit ndodhet midis Indisë dhe Kinës në Azinë Jugore. Ky qytet ishte i pa zbuluar nga turistët deri në vitin 1974.

Disa arsye prej të cilave ky qytet u quajt misterioz por edhe më i lumturi në botë:

1-Në Butan, është e ndaluar të martohesh me një të huaj. Mbreti kujdeset që të ruajë veçantinë dhe izolimin e vendit nga pjesa tjetër e botës. Gjatë ceremonive martesore, murgjit lexojnë mantra.

2-Për t’u kujdesur për qetësinë shpirtërore, në vitin 2008 u formua Komiteti i Lumturisë. Për më tepër ekziston edhe Ministria e Lumturisë, që përcakton ekuilibrin e vlerave financiare, mendore dhe shpirtërore.

3-Në Butan, nuk ka asnjë njeri që jeton rrugëve. Nëse dikush humbet shtëpinë apo është i pastrehë, mjafton të drejtohen te mbreti Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, i cili menjëherë kujdeset për t’iu dhënë një copë tokë, ku të mund të jetojnë. Një tjetër arsye kjo pse njerëzit e konsiderojnë veten të lumtur.

4-Deri në vitin 1999, në Butan ishte e ndaluar rreptësisht përdorimi i televizorit dhe internetit. Pasi u pa që ishte e pamundur të qëndrohej larg teknologjisë, u vendos të anullohej ligji. Pra, Butani është vendi i fundit në botë që pati kontakt me televizionin.

5- Çdo banor ka të drejtën të përfitojë kujdes mjekësor falas.

 

6- Vendi tregon një kujdes të jashtëzakonshëm për ekologjinë dhe natyrën. Në vitin 2015, Butani vendosi një rekord botëror duke mbjellë 50,000 pemë në vetëm një orë.

7- Njerëzit vishen me kostume tradicionale; burrat me veshje deri te gjuri, ndërsa gratë me fustane të gjatë. Niveli social i një personi dallohet nga ngjyrat e shallit të vendosur në shpatullën e majtë. Njerëzit e zakonshëm mbajnë shall të bardhë, ndërsa fisnikët dhe murgjit veshje të verdha.

8-Ndonëse turistët mund të vizitojnë vendin, mbreti nuk i lejon vizitat në të gjitha zonat. Nuk lejohen vizitat personale, pra duhet të jeni me guidë. Çmimet e hoteleve vendosen nga qeveria. Një ditë (hotel-ushqim-vizita-aktivitete zbavitëse) kushton diku tek 25,000 lekë/ditë

9-Ndalohet kultivimi dhe shitja e duhanit. Është praktikisht e pamundur të blesh duhan. Turistët duhet të kenë një sërë dokumentesh të nevojshme dhe duhet të paguajnë tarifë nëse duan të marrin cigare me vete.

10-Nuk ka trafik në kryeqytetin Thimphu, nuk ka semaforë, por kjo nuk është problem për këmbësorët. Në të gjitha rrugët ndodhen policë që drejtojnë qarkullimin.

Personazhe të tjerë të famshëm janë përfshirë

Ngrihen 6 padi të reja për Diddy-n

Aktorja shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Jennifer Lawrence, në pritje të fëmijës së dytë!

"Do bëj diçka që nuk e kam bërë përpara"

Arbana Osmani flet për planet në televizion

Nga Linda Rama te Grida Duma dhe Elvana Gjata

Kush ishin të ftuarit në dasmën e Lori Hoxhës