MENU
klinika

Muzeu 'Kokalari'

Video/ Me Arbën në shtëpinë e disidentes Musine

30.05.2019 - 19:49

Shtëpia e Musine Kokalarit, është e rëndësishme jo vetëm për historinë e komunizmit, por edhe për atë të të gjithë Shqipërisë.

Në Gjirokastër, ndër vendet më të vizituara ndonëse nuk përfshihet në moumentet e kulturës, mbetet shtëpia e disidentes Kokalari.

Në nëntor 2014, kjo shtëpi plot histori u dogj nga një zjarr aksidental, ndërsa në shkurt të vitit 2017 , ditën kur u përkujtua 100 vjetori i rilindases u premtua restaurimi i saj.

Musine Kokalari ka qenë një veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare shqiptare e shekullit të XIX.

Duke qenë themeluese e partisë Social-Demokrate dhe organit të shtypit “Zëri i lirisë” u arrestua më 17 janar 1946 dhe më 2 korrik të po atij viti u dënua me 20 vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit.

Në videon e mëposhtme shfaqet mbesa e saj, Arba Kokalari, video e cila mësohet të jetë xhiruar së paku rreth 3 vite më parë, e cila vetëm pak ditë më parë u zgjodh për në Parlamenti Evropian, duke u bërë kështu eurodeputetja e parë shqiptare.

Arba Kokalari tashmë jeton në Suedi, dhe angazhimi i saj në politikë ka qenë prezent që në moshën 16-vjeçare.

Arba në video shprehet për rëndësinë dhe vlerat e figurës së Musine Kokalarit për femrën shqiptare, bëmat e saj, si dhe shpreh keqardhjen për gjendjen e shtëpisë muze ku jetonte kjo heroinë, duke shpresuar se do të rindërtohej, për të ndarë me vizitorët pak histori.