MENU
klinika

Përulet para shtatores së Nënë Terezës

Papa Françesku mbërrin në Shkup (VIDEO)

07.05.2019 - 09:17

Papa Françesku ka mbërritur këtë mëngjes në Shkup, në kuadër të vizitës historike që ishte njoftuar për në Maqedoninë e Veriut.

Kanë qenë presidenti Gjorgje Ivanov, kryeministri Zoran Zaev dhe delegaconi qeveritar ata që kanë pritur Atin e Shenjtë në aeroport.


Pas arritjes në aeroport, Papa do të udhëtojë për në Vodno ku do të mbahet ceremoni zyrtare, ndërsa do të ketë fjalim para autoriteteve shtetërore.

Pas fjalimit Papa do të ketë takime me liderët fetar në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

Më pas ai do të mbajë liturgji, e cila pritet të ndiqet nga 15 mijë qytetarë nga vendi.

Pas takimit me kreun e shtetit në Maqedoninë e Veriut, Papa Françesku ka vijuar vizitën në Shtëpinë Muze të Shenjtores Nënë Tereza.

Papa është përkulur me nderime dhe respekt para shtatores së shenjtores, e cila ndodhet në sheshin “Maqedonia”. Pas përuljes me dashamirësi tek shtatorja e Nënë Terezës, ai vijoi vizitën brenda muzeut teksa nuk kurseu as lutjet.

Gjithashtu brenda Muzeut të pranishëm ishin edhe kreu i kishës ortodokse, kryepeshkopi Stefan dhe kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Reis Sulejman Rexhepi.

Axhenda e Papës në Maqedoninë e Veriut përmbante momente kyçe si takimi me Presidentin Gjorge Ivanov dhe familjen e tij, takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe familjen e tij, si edhe takim me përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik në vend, pas së cilës fjalime do të kenë Presidenti Ivanov dhe Papa Françesku.

“Të bëhet një traktat i paqes Kosovë - Serbi”

Sinjalet për sulme në Veri, ministri Maqendonci ngre alarmin

"Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”!"

Censi/ Reagon ashpër Shkupi: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta!

“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri