Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e bujshme e ish-policit në Selitë.
Rreth tre muaj pas vrasjes, në prangat e policisë ka rënë një i dyshuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali.
I arrestuari është identifikuar si A.XH, 47 vjeç. Dyshohet se 47-vjeçari i ka siguruar autorëve “Benzin”, i cili u gjet pak minuta pas vrasjes i braktisur në Bathore.
I ndaluari rezulton me precedentë penalë në fushën e vjedhjes së makinave.
Kujtojmë që ish-efektivi Bilali u ekzekutua para shtëpisë së tij.
Familja e tij qëndronte e ngujuar pasi kishin konflikte të mëparshme.
Bilali, 50-vjeç, është i treti që ekzekutohet në harkun e 20 viteve, pasi më herët i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali.
Familja Bilali është prej vitesh në hasmëri me familjen Xhabafti, duke i drejtuar hetuesit drejt pistës së hakmarrjes.