MENU
klinika

Sherri me gruan

Vrau veten/ Flet babai i 30-vjeçarit: Djalin mund ta kenë…

04.05.2019 - 16:19

“Nuk ka mundësi që djali im të ketë vrarë veten, me siguri dikush ka qëlluar”, kështu është shprehur babai i 31-vjeçarit që u vetëvra ditë më parë në Klos.

Vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë, babai dhe daja i 31-vjeçarit Arjan Hoxha kanë mbërritur në ë fshatin Plani i Bardhë.

Pranë trupit të pajetë të të birit, ai ka gjetur dhjetëra efektivë policie, oficerë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, si dhe banorë të fshatit.

Pasi ka hedhur dyshimet se i biri mund të jetë vrarë, policia është munduar ta qetësojë duke i thënë se gjithçka do të zbardhet nga grupi hetimor i çështjes. Trupi i pajetë i Hoxhës, mbrëmjen e së enjtes, është dërguar në morgun e Spitalit Bashkiak Mat.

Burime nga Policia thanë se është zbardhur ngjarja dhe nga të dhënat e deritanishme, rezulton se 31-vjeçari Arjan Hoxha është vetëvrarë, duke përjashtuar paraprakisht dyshimet se mund të ishte qëlluar nga dikush tjetër.

“Arjan Hoxha është vetëvrarë me një plumb. Ai ka qëlluar vetën në gojë me një automatik ‘Kallashnikov’. Plaga ka tejshpuar kokën, duke e lënë të vdekur në vend. Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune”, shprehen burime nga grupi hetimor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN