MENU
klinika

Masakrohet i riu në Greqi

Vritet një shqiptar në burgun e Trikallas

01.05.2019 - 12:38

Një tjetër shqiptar ka mbetur i vrarë në burgun grek të Trikallës.

Mediat greke shkruajnë se i vrarë ka mbetur një 29-vjeçar, i cili është goditur me thikë në gjoks dhe këmbë.

Menjëherë pas ngjarjes mësohet se ai është dërguar për ndihmë të parë në spitalin e Trikallas, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Ende vijojnë hetimet. Kujtojmë që ky është i burgosuri i dytë shqiptar i vrarë brenda 20 ditësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN