MENU
klinika

Zgjedhjet

Zaev: Të dielën ta zgjedhim Stevo Pendarovskin për president

04.05.2019 - 12:21

Për të dielën kam tre porosi. E para asnjëherë më regjim. E dyta, së bashku të ecim në rrugën e vërtetë, rrugën evropiane. Dhe e treta të dielën më 5 maj, në muajin e pestë ta zgjedhim Stevo Pendarovskin, president të pestë të shtetit.

Këtë sonte e tha kryeministri Zoran Zaev në tribunë me qytetarët në manastir.

Krahas Zaevit, fjalime mbajtën edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe kandidati presidencial Stevo Pendarovski.

“Fillimisht më i rëndësishëm është përgjegjësia ndaj shtetit . Më me rëndësi është të dalim, të votojmë dhe të zgjedhim president të Maqedonisë. Kjo është porosia më e rëndësishme Gjithsesi paralelisht me këtë është edhe të ecim përpara bashkërisht.

Kjo është rruga e vetme të cilën qytetarët e presin nga pavarësimi i vendit tonë, është radha ta konfirmojmë këtë dhe të vazhdojmë në rrugën e vetme e cila do na çojë krah në krah me vendet tjera” tha Zaev.

“Porosia është të mos luajmë më 5 maj me tërë atë që është punuar pozitivisht në vendin tonë , ndërsa e dimë çfarë është bërë . Praktikisht de fakto jemi anëtare të NATO-s , për më pak se dy muaj do të marrim datë për negociata, kemi marrëvshje historike me Bullgarinë dhe me Greqinë, e përmbyllëm marrëveshjen kornizë dhe nuk duhet të lejojmë që opsioni i kundërt të fitojë që do të thoë kthim prapa, ndoshta edhe dekada.

Me këtë pushtet dhe me votimin e numrit 3 mund të ecim përpara” deklaroi Pendarovski.