MENU
klinika

Roma befasuese

Zbulohet koka e statujës së Dionisit

28.05.2019 - 14:50

   Roma e sotme vazhdon të befasojë. Gjendet koka e madhe prej mermeri e Dionisit, i njohur gjithashtu si Baku, perëndia e lashtë romake e verës, vallëzimit dhe pjellorisë.

Zbulimi u konstatua nga arkeologët, gjatë gërmimeve në zemër të qytetit. Koka e gjetur në rrënoja i përket një statuje të madhe të kësaj perëndie, që daton nga epoka perandorake.

 

 

 

 

 

Arkeologët po gërmonin pranë një muri mesjetar, kur gjetën kokën e mermerit, për të cilën ata besojnë se përfaqëson Dionisin, që romakët e njihnin si Baçhus.

“Fytyra është e rafinuar dhe e hirshme, e re dhe femërore. Të gjitha këto na bëjnë të mendojmë se mund të jetë një përshkrim i Dionisit”. Koka e mermerit do të pastrohet dhe do të vendoset në muze për t’u parë nga vizitorët.

 

 

 

 

Koka daton midis shekullit të parë para Krishtit dhe shekullit të 2 pas Krishtit, sikur saktëson Claudio Parisi Presiçe, drejtor i muzeve arkeologjike të Romës.

“Sytë e zbrazët, që me siguri ishin të mbushura me qelq ose me gurë të çmuar, datojnë në shekujt e parë të Perandorisë Romake”, – ka thënë ai.

 

 

 

 

“Sipërfaqja nuk është plotësisht e dukshme, sepse ende nuk i kemi dhënë një pastrim tërësor. Mendojmë se ende mund të ketë gjurmë të ngjyrës origjinale, të ruajtur në brezin rreth flokëve “.

Dionisi ishte biri i Zeusit dhe Semelës, bijës së vdekshme të mbretit të Tebës. Ai njihej si zot i verës, kultivimit të verës dhe kultivimit të rrushit, si dhe të fertilitetit, teatrit dhe ekstazës fetare. U adhurua nga grekët e lashtë, si një nga 12 perrënditë e Olimpit, para se të përfshihej në panteonet romake të perëndive si Bachus (Baku).

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndalesa e radhës në histori

Këtu u vra Jul Çezari

Roberto Morozzo della Rocca

Miti, Shqipëria dhe karakteri shqiptar


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit