MENU
klinika

Rezultatet e studimeve

Zgjedhjet europiane/ 8 milionë britanikë të paregjistruar

01.05.2019 - 11:29

Afërsisht 8 milionë votues të mundshëm në Britani të cilët mund të kenë fjalën e tyre në zgjedhjet evropiane ende nuk janë regjistruar, thonë aktivistët.

Hulumtimet  nga Best For Britain, tregojnë se 7.9 milion njerëz që kanë të drejtë të votojnë ende nuk janë në listën zgjedhore në zonën e tyre.

Deputetja Caroline Lucas tha: “Është me të vërtetë shqetësuese se shumë njerëz anembanë vendit, të cilët kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet evropiane këtë maj, nuk janë aktualisht të regjistruar”.

“Kjo analizë tregon se pothuajse 8 milion njerëz mund të rrezikojnë të humbasin të drejtën për të ngritur zërin e tyre në një moment kaq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Kjo duhet të ndryshojë”-shtoi ajo.

Fjalët e saj u përsëritën edhe nga Rachael Maskell, i cili tha: “E drejta për të votuar është një nga të drejtat më të rëndësishme. Krijon një kanal të shëndoshë të komunikimit ndërmjet komuniteteve dhe atyre që kanë për detyrë t’i përfaqësojnë ata. ”

Zgjedhjet evropiane do të zhvillohen midis 23 dhe 26 majit. Një total prej 751 anëtarësh të Parlamentit Evropian përfaqësojnë më shumë se 512 milionë njerëz nga 28 shtete anëtare.

Në këto zgjedhje europiane ka tërhequr vëmendje rikthimi i Silvio Berlusconit, 82 vjeç, që nuk ka hequr ende dorë nga pushteti. Ai kërkon rikthimin. Në politikën e brendshme nuk ka mundur të gjejë ende hapësirat e duhura, ndaj po i kthen sytë nga zgjedhjet europiane.

Veç tij në qendër të vëmendjes është stërnipi i udhëheqësit famëkeq Italian Benito Mussolini. Mediat italiane raportojnë se 51-vjeçari Kaio Xhulio Çesare Musolini do të garojë nën siglën e partisë së vogël ultradjathtiste “Vëllezërit e Italisë”.