MENU
klinika

Emri

Zgjedhjet lokale/ PS zyrtarizon kandidatin për kryebashkiak në Selenicë

12.05.2019 - 16:58

Një ditë pas mbledhje së Kryesisë, Partia Socialiste ka zyrtarizuar edhe kandidaturën e saj në Bashkinë e Selenicës.

Bëhet me dije se kandidati me të cilën PS kërkon fitoren më 30 qershor është Pëllumb Binaj. Mes dy emrave të tjerë, Simbol Preza ose Vullnet Sinaj, të cilët ishin dy nga emrat e PS për këtë Bashki, Binaj ka dalë fitimtar.

Kujtojmë që Kryesia e PS zyrtarizoi dje kandidatët për 58 bashki, ndërsa pa një emër zyrtar mbeten bashkia e Peqinit dhe Hasi.

Partia Socialiste është e përqendruar në zgjedhjet lokale, pavarësisht se partitë kryesore opozitare nuk do të jenë pjesë e garës politike, pasi nuk janë regjistruar në KQZ dhe kanë deklaruar se do pamundësojnë zgjedhjet.

ELBASAN

1.Elbasan Gledian Llatja
2.Belsh Arif Tafani
3.Cërrik Andi Salla
4.Gramsh Klodian Taçe
5.Librazhd Kastriot Gurra
6.Peqin ? (Nuk eshte vendosur)
7.Përrenjas Nuri Belba

FIER

1.Fier Armando Subashi
2.Lushnjë Fatos Tushe
3.Divjakë Fredi Kokoneshi
4.Patos Rajmonda Balilaj
5.Mallakastër Qerim Ismaili
6.Roskovec Majlinda Bufi

GJIROKASTËR

1.Gjirokastër Flamur Golemi
2.Tepelenë Tërmet Peçi
3.Këlcyrë Klemend Ndoni
4.Libohovë Luiza Mandi?
5.Memaliaj E papërcaktuar
6.Përmet Alma Hoxha
7.Dropull Dhimitër Tola

SHKODËR

1.Shkodër Valdrin Pjetri
2.Fushë-Arrëz Fran Tuçi
3.Malësi e Madhe Tonin Marinaj
4.Pukë Gjon Gjoni
5.Vau i Dejës Mark Babani

DURRËS

1.Durrës Valbona Sako
2.Krujë Artur Bushi
3.Shijak Elton Arbana

LEZHË

1.Lezhë Pjerin Ndreu
2.Kurbin Majlinda Cara
3.Mirditë Ndrec Deda

BERAT

1.Berat Ervin Demo
2.Kuçovë Sybi Shehu
3.Poliçan Adriatik Zotkaj
4.Skrapar Adriatik Mema
5.Ura Vajgurore Juliana Memaj

TIRANË

1.Tiranë Erjon Veliaj
2.Vorë Agim Kajmaku
3.Kamëz Rakip Suli
4.Kavajë Redi Kraja
5.Rrogozhinë Haxhi Memolla

KORCË

1.Korçë Sotiraq Filo
2.Devoll E papërcaktuar
3.Kolonjë Erjon Isai
4.Maliq Gëzim Topçiu
5.Pogradec Ilir Xhakolli
6.Pustec e papercaktuar

KUKËS

1.Has E pacaktuar flitet per Liman Morina
2.Kukës Safet Gjici
3.Tropojë Rexhë Biberaj

DIBËR

1.Bulqizë Lefter Alla
2.Dibër Dionis Imeraj
3.Klos llmi Hoxha
4.Mat Agron Malaj

VLORË

1.Vlorë Dritan Leli
2.Konispol Shuaip Beqiri
3. Sarandë Ardian Gurma
4. Selenicë Pëllumb Binaj
5. Delvinë Majlinda Qilimi
6. Himarë Jorgo Goro
7. Finiq Kristo Kiço