MENU
klinika

Postimi

Zgjedhjet në Veri/ Haradinaj: Qytetarët dëshmuan pjekuri!

20.05.2019 - 08:52

Procesi i rregullt zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposavic dhe Zveçan është përshëndetur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet se qytetarët kanë dëshmuar pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, dhe duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre.

Ndërkohë, zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor kanë vlerësuar të qetë dhe pa probleme ecurinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN