22.05.2019 - 16:26
Gjykata e Lartë mbetet vetëm me dy anëtarë, duke e çuar institucionin zyrtarisht në kolaps.
Kjo pasi, Kolegji i Posaccëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjykatësin e lartë Edmond Islamaj.
Vendimi për Islamaj është dhënë sot nga KPA pas ankimimit të komisionerit Publik.
Islamaj është konfirmuar në detyrë nga KPK në qershor të vitit të kaluar.
Gjykata e Lartë, shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë del kështu jashtë funksionit duke iu bashkuar Gjykatës Kushtetuese.